Paris Hilton dhe Chris Zylka u fejuan para pak kohësh, teksa Chris i propozoi me një unazë që kapte vlerën e 2 milion dollarëve. Çifti janë shfaqur në publik tepër të lumtur dhe të dashuruar. Megjithëse më parë kanë thënë se nuk është e nevojshme të bëjnë një kontratë paramartesore, duket se gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, Chris ka arritur ta “shesë” këtë fakt, si një gjest tejet romantik.
“Çdo zotëri që do të martohej me një vajzë kaq të pasur dhe të qëndrueshme ekonomikisht, nuk do të tregonte vlerat e tij si xhentëlmen nëse nuk do firmoste fillimisht një kontratë paramartesore. Edhe pse nuk kemi nevojë për diçka të tillë pasi do jemi përgjithmonë bashkë, unë kam dëshirë ta bëj këtë.”