Paris Hilton në listën e nënave të ardhshme pa partner…

Showbiz

paris fmi

Paris është përfolur së fundmi për ndarjen nga Chris Zylka. Pas ndarjes duket se Paris ka humbur besimin tek meshkujt e dashuria në përgjithësi dhe nuk e shikon të ardhmen e saj me dikë pranë. Por, pavarësisht kësaj, nuk i mungon dëshira që të ketë fëmijë dhe të provojë ndjesinë e të qenurit nënë. Për këtë arsye duket se bukuroshja po kërkon një donator të bukur, i cili ka një nivel të lartë të inteligjencës dhe vjen nga një familje e mirë.

paris2

Miqtë e saj thonë se ka një problem – donatorët zakonisht nuk janë milionerë, sepse nuk kanë nevojë të shesin spermatozoidet. “Paris beson se ky veprim do të shkojë mirë me imazhin e saj të një gruaje të biznesit që mund të bëjë gjithçka vetë dhe nuk ka nevojë që ta ketë në krah një njeri suksesshëm”, thonë miqtë e saj.