Paris Hilton, prej pak kohësh është fejuar me Chris Zylka. Menjëherë pas propozimit, bukuroshja nuk ka reshtur së treguari sesa e dashuruar është me unazën e saj e cila kap vlerën e 2 milion dollarëve. Një unazë përveçse me një çmim marramendës, por edhe shumë e veçantë.
Gjatë një mbrëmjeje ku kishte dalë për të festuar, Paris ka vënë në alarm të gjithë vendin pasi pa që unaza e saj mungonte. Lokal u mbyll dhe stafi kanë kontrolluar çdo cep dhe çdo person. Si përfundim, unaza u gjet pikërisht në mbajtësen e shampanjës, ku midis akullit në kovë punonjësit kishin vënë re shkëlqimin e diamantit.