Paris Hilton e ofendoi publikisht, Lindsay Lohan bën këtë reagim…

Showbiz

 

Sherri mes Paris Hilton dhe Lindsay Lohan ka filluar që në vitin 2006, mirëpo me kalimin e kohës, gjërat kanë përparuar akoma dhe më shumë. Vetëm para pak javësh, Paris e quajti Linday-n të mërzitshme dhe turpëruese në një intervistë për ‘What Happens Live With Andy Cohen’. Pas kësaj deklarate, aktorja tha për ‘UsWeekly’ se Paris ishte e dëshpëruar për vëmendje, megjithatë ajo nuk e mbylli me kaq.

Lindsay publikoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqen pranë njëra-tjetrës duke buzëqeshur. Kjo foto është shkrepur në vitin 2005, kur dyshja ende vazhdonte të kishte një marrëdhënie të mirë. “Përtej miqësisë. Të dua @parishilton, të përgëzohej për këngën e re”, ka shkruar Lohan. Të parët kanë reaguar fansat e aktores, të cilët thoshin se kjo ishte kundërpërgjigja e vërtetë. Lindsay madje ka filluar të ndjekë Paris në ‘Instagram’, ndërsa nga kjo e fundit nuk ka ende asnjë reagim.