“Paqartësia më krijoi me shumë ankth”; Bora Zemani tregon si e ka përjetuar izolimin…

Showbiz

Bora Zemanin e shohim shpesh të pranishme në rrjetet sociale dhe këto ditë të vështira, bashkë me djalin duke postuar vazhdimisht video tërheqëse dhe pozitive. Por situata nuk ka qënë që në fillim ashtu si duket në rrjetet sociale dhe këtë Bora e ka treguar në një intervistë të fundit:

“Në fakt, kam lexuar, por jo më shumë se në periudhën tjetër, përpara karantinës. Mendova se me këtë izolimin do i lexoja dhe do rehatohesha në lexim, por nuk ka ndodhur kështu… Ndoshta sepse fillimet e izolimit i kam përjetuar pak keq me thënë të drejtën. Jo për mbylljen në shtëpi apo mungesën e punës apo nëpër aktiviteteve të përditshme që kisha, por për paqartësinë që kishim të gjithë. Dhe nuk përqëndrohesha dot nëpër lexime librash, me shumë më ikte koha duke marrë informacione lajmesh, po dale të lexoj çfarë po ndodh me situatën…

Neve vetë na duket sikur e kemi kaluar atë sikletin më të madh, sikur jemi mësuar tani pas një muaji të izoluar, por ato fillimet ishin vërtet të vështira. Ndoshta mua apo disa njerëzve të tjerë nuk na takon të themi që e kemi vuajtur izolimin, më tepër e kemi shijuar qëndrimin afër njerëzve tanë. Megjithatë, ankthi ka qenë shumë i madh. Në fillim, duke parë se çfarë ndodhte në shtetet e tjera, kishim frikën e madhe, obobo çfarë do ndodhë dhe me ne.”- u shpreh ajo.