Paparacët kapin ‘mat’ Loredanën, dalin pamjet e para të saj gjatë shtatzënisë!

Showbiz

mozz bashk
Prej muajsh përflitet në media për shtatzëninë e Loredana Zefit, partneres së Mozzik. Prej shumë kohësh ajo nuk ka publikuar foto në këmbë, ose dhe ato që ka ndarë me ndjekësit kanë qenë me bluza të gjera. Reagime zyrtare mbi shtatzëninë nuk ka pasur deri në momentin që flasim, pasi siç duket çifti do ta mbajë të fshehtë akoma.

Ditën e sotme në një video të bërë në Zvicër, Mozzik dhe Loredana shfaqen teksa bëjnë blerje në supermarket.Është hera e parë pas shumë muajsh që ka një video të qartë mbi shtatzëninë e saj. Duket qartë barku i rrumbullakosur i bukuroshes së ekranit, e cila është në javët e fundit të pritjes së ëmbël. Tashmë çifti nuk ka më arsye për t’u fshehur!