Presidenti Thaçi i ka dhene këngëtares kosovare medaljen e meritave. Thaçi ka thënë se suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve.
“Si president i Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhurojë Dua Lipës për kontributin e veçantë këtë medalje të meritave”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër Dua Lipa është shprehur krenare që është shqiptare.
“Po ndihem shumë e lumtur dhe jam krenare që jam shqiptare. Jam shumë e lumtur që perfaqesoj vendin tim. Është ndjenjë e pa përshkruar”, ka thënë Dua.
Pas takimi Thaçi ka publikuar disa fotografi nga takimi me yllin shqiptar duke i dedikuar edhe disa fjalë të mëdha asaj.
“Sapo prita Dua Lipën me babain e saj, këngëtarin e mirënjohur Dukagjinin. Pata kënaqësinë që Duan ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut te kulturës. Shpreha gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës dhe e falënderova për promovimin pozitiv që ja bën Kosovës në media botërore. Kosova ka rini që sot po rrezatojnë me pozitivitet në të gjitha skenat, si sport, ashtu edhe muzikë, kulturë, art”.
Dua pas koncertit në Prishtinë, sonte do të performojë në Tiranë.