Pamela Anderson dhe i dashuri i saj futbollist, Adil Rami janë fejuar dhe thuhet se janë në prag të shpalljes së lajmit të tyre të bukur. Të martën, aktorja 51-vjeçare brohoriste në Francë në ndeshjen e gjysmës finale të Kupës së Botës kundër Belgjikës, ndërsa mbante një unazë diamanti “Cartier Panther”, me të cilën thuhet se futbollisti ka bërë propozimin.
Një burim i afërt me çiftin, që kanë jetuar së bashku në Francë për më shumë se një vit, tha për “USA Today Sports”: “Unë pres gjëra të mëdha në horizont prej tyre”. Pamela nuk pranoi të ulej me gratë dhe të dashurat e lojtarëve të tjerë në ekip, por e pa ndeshjen nga një sallon VIP së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe familjen mbretërore të Katarit.