Pamela Anderson ka deklaruar se nuk ka bashkëpunuar me askënd e as me ndonjë autor të njohur ose jo për shkrimin e librit të saj të ri. Ylli i “Baywatch” e cila portretizoi bjonden seksi Si Xhej Parker, sot 55-vjeçe dhe një nga aktoret ikonike të serialit, shpjegoi para pak ditësh, gjatë një interviste radiofonike se nuk ishte vetëm një “betejë masive” për t’i bërë njerëzit të besonin se ajo mund të shkruante por edhe një sfidë me veten.
“Love, Pamela” u shkruajt pa asnjë ndihmë, por procesi i të shkruarit bëri të vetën. Ishte çmenduri, por pata një ndryshim fizik gjatë kohës kur shkruaja historinë time”, rrëfeu Anderson, duke shpjeguar se humbi konsiderueshëm peshë deri në përfundimin e librit. Anderson shtoi se pyeste veten nëse trupi i saj po ndryshonte për arsye se ‘po plakej’, apo nëse kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin e saj.
“Isha shumë e shpërqendruar në atë kohë, pa makijazh pa asnjë lloj përkujdesjeje të veçantë ndaj vetes dhe mendova: Nëse më doni kështu, në gjendje të tillë, ndoshta ju pëlqej vërtetë”.
Gjithashtu, një dokumentar i quajtur “Pamela a Love Story” u transmetua në Netflix në datën 31 janar dhe pritet që në vazhdim të mësohet shumëçka për jetën dhe karrierën e yllit të pangatrrueshëm të filmave të viteve ’80- ‘90.