Nuk është çudi tashmë fakti që Emina Çunmulaj ndan shpesh momente nga jeta e saj me ndjekësit. Modelja e njohur, është një ndër personazhet me aktive në rrjete sociale e cila mbi të gjitha, tregon pjesë të jetës së përditshme, ashtu siç mund ta jetojë çdokush dhe jo të reklamojë vetëm luksin apo pasurinë e saj. Për këtë gjë, ajo është kthyer në një nga personat e preferuar për t’u ndjekur në rrjet. Siç dihet tashmë, Emina është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe vetëm pak ditë e ndajnë nga lindja.
Në foton e fundit që ka postuar, Emina ka emocionuar të gjithë me premtimin që i bën bebit të saj: “Të premtoj se do të të rrit me të njejtat vlera me të cilat më rriti nëna mua. Të premtoj se do të të kujtoj gjithmonë se nga është nëna jote dhe sa krenare jam për këtë. Kultura është pasuria më e madhe që kam dhe detyra ime është të të mësoj ty dhe Ella Faria-s bukurinë e kësaj.”