Pak para dasmës, Meghan Markle thyen një tjetër rregull mbretëror!

Showbiz

markle1l1
Shumë shpejt ajo do të jetë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore dhe dy punët që bënte përpara se të njihej me Princ Harryn, do i përkasin të kaluarës. Meghan përveçse aktore, është edhe një kaligrafiste e pavarur dhe e ushtronte këtë profesion me kohë të pjesshme. Ajo ka ndjekur leksione për të mësuar artin e të shkruarit e më vonë madje ka qenë Meghan ajo që u jepte leksione të tjerve.

ftesa meghan
Edhe pse tashmë ajo nuk do të ushtrojë as aktrimin e as kaligrafinë, Meghan ka thyer një nga protokollet e familjes mbretërore, duke realizuar pasionin e saj. Një pjesë të ftesave për ceremoninë, mbajnë shkrimin e personalizuar nga Meghan. Konkretisht disa nga ftesat e të afërmve dhe miqve të ngushtë, Meghan i ka shkruar vetë me dorë. Diçka tepër e veçantë dhe moderne për familjen mbretërore, megjithatë jemi mësuar tashmë që rregullat e tyre nuk zbatohen me aq rreptësi nga nusja e re.