Prej një dekade lidhjeje, Orinda nuk i ka vjedhur zemrën vetëm Turit, por dhe mamasë së tij. Orinda duket se është shndërruar në vajzën që zonja Elida nuk e ka patur dhe në çdo rast ajo nuk ka ngurruar të ndajë me të gjithë miqtë e saj dashurinë dhe vlerësimin ndaj Orindës. Sot në ditës e dasmës, sigurisht që nuk mund të mungonte një status dedikuar çiftit ! Në pak rreshta mamaja e Turit ka shprehur gëzimin dhe urimet për djalin e vajzën që solli pafund lumturi në jetën e tyre.