Pak muaj pas pranimit të propozimit për martesë, Dilan Çiçek Deniz i jep fund lidhjes së dashurisë/ Dyshohet se shkak është xhelozia

Showbiz

Së fundmi aludohet se Dilan Çiçek Deniz dhe i dashuri i saj Thor Saevarsson janë ndarë në heshtje dhe pa zhurmë. Aktorja, propozimit të tij për martesë i ishte përgjigjur me “po” dhe fansat e tyre prisnin ti shikonin në altar, por mendohet që xhelozia u bë arsyeja për fundin e lidhjes së tyre të dashurisë pak muaj pas lidhjes së tyre e cila admirohej nga publiku.Vetëm pak kohë pas këtyre pretendimeve, aktorja sharmante , u shfaq së fundmi  në një festë.

Deniz, evitoi të fliste përballë kërkesës së gazetarit për një shpjegim lidhur me ndarjen që askush nuk e priste! Ajo ka zhvendosur vëmendjen tek stili i preferuar i veshjeve dhe zbuloi ngjyrën që mbizotëron në garderobën e saj: “Më pëlqen të vesh fustan të zi, e zeza është ngjyra ime e preferuar“!

Pyetjes se si e ka gjetur kjo periushë fundviti,   duke qeshur aktorja i është përgjigjur: “Duke kaluar kohë me familjen si edhe duke pushuar nga gjithçka tjetër!  Në pritje të një viti më të mirë! Viti 2022 ishte si një ‘slitë’ për mua”.