Pak ditë pas ardhjes në jetë të djalit, Tolgahan i bën dedikimin më të bukur Almedës!

Showbiz

Një javë më parë, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayusman u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi djali i tyre, të cilin ashtu siç Almeda kishte lajmëruar, e quajtën Efehan.Në deklaratat e shkurtra për mediat dhe në daljet në publik në Turqi, aktori i njohur është shprehur shumë i lumtur për lindjen e të birit. Ndërkohë për Almedën, Efehan tashmë është kuptimi i jetës së saj.

Çifti duket po kaq i lumtur dhe ditën e sotme, kur në disa vende të botës festohet dita e nënës, përshirë këtu dhe Truqinë. Bëhet fjalë për ditën kur vërtetë festohet për mamatë, për ju që pyesni veten a nuk ishte njëherë në 8 mars kjo festa. Ajo është dita e gruas. Gjithsesi të kthehemi, tek fakti që sot për herë të parë edhe Almeda e feston këtë ditë, vetëm 1 javë pasi ka sjellë në jetë djalin dhe sigurisht ky rast i shënuar nuk mund të kalonte pa një urim special nga Tolgahan.Me anë të një postimi në Instagram, aktori shkruan: “Dashuria ime më e bukur në botë, gëzuar ditën e parë të nënës. Të isha dëshmitar në një lindje, njohja me këtë mrekulli, është një ndjenjë e papërshkrueshme. Këtë nuk e them vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të githa nënat i respektoj dyfish tani. Gëzuar këtë ditë të veçantë, ju puth duart!”