Edhe pak ditë dhe në Turqi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Një numër i madh artistësh janë duke i bërë thirrje qytetarëve turk për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Një prej tyre është edhe aktorja Beren Saat, e cila ditën e djeshme është nisur për disa ditë pushimi në SHBA së bashku me bashkëshortin Kenan Dogulu. Në fjalën e fundit të thënë për mediat ajo tregoi se pushimet do të zgjasin shumë pak, pasi do të kthehet në vendlindje më 24 qershor për të shprehur lirinë e saj të votës.
Deklarata e aktores se do të kthehej nga SHBA-të për të votuar, është interpretuar si një mesazh për të gjithë turqit për rëndësinë e votës.