Ozzy Osbourne diagnostikohet me Parkinson

Showbiz

Ozzy Osbourne zbuloi se është diagnostikuar me Parkinson.

Gjatë një interviste me “Good Morning America,” ai e quajti 2019-n “vitin më të dhimbshëm dhe më fatkeq” të jetës së tij. Ai tha se ishte diagnostikuar me një sëmundje neurodegjenerative pasi pati disa komplikacione. Osbourne ra keqazi dhe u operua në shpinë dhe qafë.

“Dhashë shfaqjen e fundit naten e Vitit të Ri. Duhet të operohesha në qafë dhe operacioni shkaktoi probleme me nervat. Aty mora vesh që kam një formë të lehtë të Parkinsonit,”

Në 2018-n, muzikanti britanik u dërgua në spital për një infeksion stafilokoku në dorën e djathtë. Një vit më vonë, përfundoi sërish në spital, por këtë herë për pneumoni. Në tetor, u detyrua të shtynte turneun europian si pasojë e problemeve të pareshtura shëndetësore.