Ozzy Osbourne anulon të gjiths turet muzikore për shkak të gjendjes shëndetësore

Showbiz

Ozzy Osbourne ka njoftuar para disa ditësh anulimin e shfaqjeve të tij të ardhshme dhe ka deklaruar se karriera e tij me turret muzikore ka mbaruar për shkak të problemeve shëndetësore. Në një deklaratë të 74-vjeçarit thuhej se kishte përjetuar një aksident të madh katër vjet më parë, në të cilin dëmtoi shtyllën kurrizore dhe prej asaj kohe nuk mund t’i përballojë më udhëtimet për të realizuar ture muzikore.

Qëllimi im i vetëm gjatë kësaj kohe ka qenë të rikthehem në skenë”, shprehej Osbourne në deklaratën e tij. “Zëri im është mirë. Megjithatë, pas tre operacioneve, trajtimeve me qeliza staminale, terapisë fizike të pafundme dhe së fundi një trajtimi novator trupi im është ende i dobët fizikisht”. Gjatë karrierës së tij – e cila filloi si anëtar i grupit novator “Black Sabbath”, Osbourne ka fituar çmimet ‘Grammy’ si për punën e tij solo, ashtu edhe si pjesë e grupit, nga i cili u tërhoq në vitin 1978. Turneu i tij i lamtumirës, në Europë dhe ai në Mbretërinë e Bashkuar, ishte caktuar të fillonte në Helsinki, Finlandë në maj.

Osbourne është përballur gjatë viteve të fundit me një sër problemesh shëndetësore. Në janar 2020 ai u diagnostikua me Parkinson, në prill 2022 u prek nga covid dhe duke iu nënshtruar një operacioni dy muaj më vonë. Ai e përfundoi deklaratën duke falënderuar familjen, grupin, ekipin, miqtë e tij si e dhe fansat “për përkushtimin, besnikërinë dhe mbështetjen e pafundme dhe jetën që nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta kishte”.