Özgü Namal aktorja të cilën e shohim si protagoniste në serialin “Zonja e Çifligut” mësohet se po bëhet gati që Vitin e Ri ta nisi duke jetuar në një shtëpi të re. Aktorja e njohur ka vendosur të shpërngulet nga shtëpia e saj ku kishte jetuar me bashkëshortin e ndjerë Ahmet Serdar Oral, i cili u largua nga jeta në moshën 53-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Namal vendosi ta lërë pas të shkuarën dhe ditët që i krijuan kujtime të dhimbshme. Pasi ajo e ka liruar shtëpinë ku po jetonte së fundmi, mësohet të ketë paguar paraprakisht qiranë për 10-vitet e ardhshme, për të jetuar aty me fëmijët e saj.
