Özgü Kaya, aktorjaprotagoniste e serialit “Tre Motrat”, i cili ende kujtohet nga publiku”, është parë së fundmi në Bodrum teksa shijonte relaksin dhe freskinë e detit në këto ditë të nxehta vere ku termometri ka shënuar vlerat maksimale.
Vihet re se aktorja këto pushime ka zgjedhur ti ndaj me mikeshat e saj. Ajo, e rrethuar nga interesi i fansave rastësor, u fotografua prej tyre, duke marrë admirimin dhe vlerësimin për pamjen e saj tërheqëse. Kujtojmë se Kaya i dha fund lidhjes së saj 3-vjeçare me aktorin Burak Serdar Şanal në qershor 2022, ndërsa kohë më vonë rigjeti dashurinë në krahët e koilegut të saj Eren Ören me të cilin është edhe aktualisht.
Në fotografitë të cilat shpejt bën xhiron në internet, vihej re aktorja e cila po lexonte një skenar ndërsa ishte shtrirë në shezllon, e më pas ajo është ulur dhe ka shijuar pamjen. Si gjithmonë, Kaya dukej në formë të shkëlqyer fizike.