Çifti i famshëm Ozgu Kaya dhe Burak Serdar Shanal, të cilët e filluan rrugëtimin e tyre të dashurisë duke interpretuar në serialin “Dashuri dhe Sekrete” dhe që vitin e kaluar nuk e fshehën më dashurinë në sytë e publikut, janë gjendur së fundmi para një pyetjeje lidhur me mënyrën se si ata e shikojnë martesën dhe nëse ajo bën pjesë tek planet e tyre, të afërta. Thuajse njëkohësisht aktorët u përgjigjën se edhe pse nuk kanë asgjë kundër martesës, nuk e shohin ende të përshtatshme kohën për ta hedhur këtë hap të madh. Aktorja 25-vjeçare tregoi qartazi se ndihej e lodhur duke dëgjuar shpesh, pyetje rreth martesës dhe u shpreh se ishte shumë e re për këtë, aq sa kur dëgjonte të flitej për martesë i drithërohej trupi. Ata treguan se gjatë kësaj kohe energjinë që mund të shpenzonin duke menduar për martesën, ja kanë dedikuar projekteve të tyre profesionale.