Özge Özpirinçci tregon sekretin… Dy javë pas lindjes, njësoj si më parë!

Showbiz

Ozge Ozpirinçci, e cila 2 javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, ka kthyer menjëherë gjithë sytë nga vetja me pamjen e saj të vjetër! Askush nuk e fshehu habinë përballë pamjes së aktores e cila dukej sikur nuk kishte ndryshuar thuajse aspak pas lindjes së Mercan, vogëlushes të sjellë në jetë nga martesa me aktorin Burak Jamanturk. Ajo e ka larguar menjëherë të gjithë peshën e fituar gjatë shtatzanisë në vetëm 2 javë. Aktorja, u kap nga kamerat duke shëtitur qenin e saj dhe është pyetur për çelsin e këtij rikthimi të menjëhershëm në formën e saj fillestare. Ozge tregoi se “gjidhënia” ishte arsyeja kryesore. Por gjithashtu tregoi se ecja në natyrë, dhe një regjim i kujdeshëm ushqimor e ndihmonte shumë për t’ju kthyer pamjes së vjetër. Özge dhe Burak, të martuar shtatorin e kaluar në një martesë të thjeshtë tani po shijojnë ditët e tyre më të lumtura ku shfaqen shpeshherë krah njëri-tjetrit, si dy prindër të cilët rrezatojnë më tepër lumturi se lodhje.