Në daljen e tyre të fundit publike çifti i aktorëve Özge Özpirinçci dhe Burak Yamantürk, kanë folur për prindërimin si një përgjegjësi e madhe por edhe një ndjesi e mrekullueshme e cila nuk mund të krahasohet. Prindërit e rinj deklaruan se për ta kujdesi që duhet të tregojnë për vajzën e tyre është gjëja më e rëndësishme e po ashtu u shprehën se janë të mendimit se edhe për një fëmijë ka disa gjëra që janë më të rëndësishme se të tjerat dhe këto nuk janë lodra dhe as objekte, por dashuria e madhe dhe respekti që I tregojnë njëri-tjetrin prindërit e fëmijës.
”Një nënë dhe një baba që e duan dhe mbështesin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës janë shembulli më i mirë që mund tju japim fëmijëve tanë” u shprehën aktorët e famshëm, të cilët fama, suksesi dhe projektet e shumta nuk i kanë penguar asnjëherë të jenë pranë vajzës së tyre dhe të mos humbasin asnjë episod nga rritja e saj.
“Uroj që të gjithë fëmijët të rriten kështu”, shtoi aktorja e cila shpesh shfaqet me vogëlushen në postimet e saj në rrjetet sociale. Yamantürk, i cili portretizon personazhin e Selimit në serialin “Ambicie” tregoi se atij i duhej të kalonte më shumë kohë me vajzën e tyre dhe të qëndronte për pak kohë në shtëpi larg projekteve të reja meqenëse Özge po punonte për disa projekte këtë vit.