Serkan Çayoğlu dhe Özge Gürel janë të dashuruar prej një kohe shumë të gjatë.
Aktorët u njohën në sheshxhirimin e serialit “Stina e Qershive” në vitin 2014, të transmetuar dhe në Tring. Çifti i famshëm këtë herë vendosi të shfaqej në rrjetet sociale.
Serkan, i cili ishte me pushime me Özge postoi një foto në Instagram. Ai kishte shkruar poshtë fotos: “Sigurisht që bardhë e zi”. Özge komentoi: “Të dua shumë zoti Serkan, nuk është ashtu”