E sjellim sërish në vëmendje dyshen e aktorëve të famshëm Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu. Aktori nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta dhe të përzemërta për ditëlindjen e njeriut të tij të zemrës. Ai ka postuar në Instagram foto duke për ti uruar ditëlindjen së dashurës së tij dhe duke e falënderuar atë që e kishte bërë pjesë të jetës. Në urimin e veçantë, aktori teksa e uronte për ditëlindje e cilësonte aktoren bukuroshe, ‘dashurinë e tij’. Fotografitë i shoqëronte me fjalët që çdo vajzë do ti ëndërronte: “Ju jeni pasuria më e paçmuar e jetës sime personale”! Çayoglu, së afërmi pritet të lidhë jetën në martesë me Ozge, me të cilën më herët ka ndarë sheshxhirimin në role bashkëprotagoniste, ku sjellim ndërmend serialin “Stina e Qershive”. Kujtojmë se ishte vetë aktorja e cila bëri publik lajmin se çifti po planifikon martesën në verën e ardhshme. Gjithashtu, një festë e organizuar nga miqtë e saj dhe ekipi i produksionit në sheshxhirim, duket se ka qenë një surprizë e papritur dhe e ka emocionuar aktoren, ndërsa fotografitë e shkrepura nga kolegët për ti regjistruar këto çaste spontane, nuk kanë munguar.