Özge Gürel entuziaste për personazhin e saj të ri…

Showbiz

Fansat e Özge Gürel mund të gëzohen! Aktorja e cila më së shumti pikasi me interpretimin e saj në rol protagonist në serialin “Stina e qershive” një serial që i solli asaj famën, suksesin, por edhe dashurinë e jetës me bashkëprotagonistin e serialit, aktorin Serkan Çayoğlu, së fundmi po bëhet gati të rikthehet në ekran me një projekt të ri, ku edhe aty mësohet se do të mbajë rol protagonist. Aktorja zbuloi detaje nga projekti i ardhshëm ku tregoi se subjekti do të ngrihet mbi historitë mbresëlënëse të 4 femrave. Aktorja bukuroshe e shtoi dashurinë e publikut dhe famën e saj, me personazhin e Ezgi, në serialin me një shtrirje të gjerë transmetimi në vende të shumta të botës, “Mr Wrong” ku ajo dhe Can Yaman ndanin së bashku rolet e protagonistëve. Aktorja ka treguar se projekti i ri ku do të marrë pjesë, është një serial i përbërë nga 13 episode, i cili do ta rikthej shumë shpejtë aktoren në ekran.  Pasi Özge ka nënshkruar kontratën e re, ka ndarë lajmin e mirë me fansat duke zbuluar se xhirimet janë planifikuar të nisin javën e ardhshme.