Özge Gürel dhe Serkan Cayoglu, drejt martesës….

Showbiz

Një lajm shumë i mirë mbërrin për fansat e çiftit të aktorëve Özge Gürel dhe Serkan Cayoglu, të cilët me ëndje, i kemi ndjekur si protagonistë në serialin “Stina e Qershive”! Dyshja e famshme ka hedhur hapin e parë drejt martesës.  Aktorja i ka thënë ‘ Po’ propozimit të të dashurit të saj. Dashuria e tyre e cila u rrit nga çasti i njohjes  në sheshxhirimin e serialit, nga ku nisi gjithçka ka mbërritur më në fund, në një tjetër nivel. Çifti që për shumë vite me radhë ishin shprehur se nuk besonin tek martesa, si dokumentet apo ceremonitë, pasi dashuria s’mund te varej prej këtyre akteve formale, pas 6 vitesh të japin përshtypjen se kanë ndryshuar mendim. U mësua se aktori, i bëri një propozim surprizë Özge Gürel gjatë pushimeve të tyre në Amerikë 2 muaj më parë dhe përgjigja që mori ishte “po”.  Cayoglu, aktualisht ndodhet në Qipro duke xhiruar për serialin e ri ku ai do të shfaqet dhe momentalisht është i  angazhuar me përfundimin e projektit.  Çifti, ka planifikuar të ulet në tryezën e dasmës gjatë verës. Të dy kanë ndarë gëzimin e përbashkët në një darkë familjare. Gjithashtu dihet se çmimi i unazës me diamantin elegant që aktori vendosi në gishtin e Ozge, kushton rreth 370 mijë lira turke.