A ju kujtohet seriali “Stina e Qershive”, komedia romantike e cila do të mbahet mend si seriali i dashurisë së Ozge Gyrel dhe Serkan Çajollu? Ata u njohën dhe e nisën romancën në sheshxhirim dhe prej asaj kohe duken gjithmonë e më tepër të dashuruar edhe në jetën reale. Gjatë ditëve të fundit ngjashëm me të tjerë aktorë të famshëm ata zgjodhën Bodrumin për pushimet e tyre, por më pas edhe Shtetet e Bashkuara. Sigurisht që kanë ngrohur zemrat e fansave duke ndarë me ta përvojën e këtyre ditëve. Të shumta janë rolet që ata kanë interpretuar dhe me shpejtësi kanë fituar zemrat e publikut përmes personazheve. Shpesh në median sociale shfaqen përmes fotosh ku reflektojnë harmoni midis tyre, njësoj si në fillim, apo ndajnë me fansat momente nga jeta e përditshme. Ozge dhe Serkan u dashuruan në vitin 2014 dhe dashuria e tyre vazhdon të rritet dita ditës, edhe pse ende nuk kanë menduar t’i drejtohen altarit.
