Mes aktorëve nuk ka vetëm konkurrencë por edhe vlerësime apo kritika për njëri-tjetrin. Ky është edhe rasti i aktorit të famshëm Özcan Deniz i cili së fundmi e ka vlerësuar punën dhe talentin e kolegut të tij Mert Yazıcıoğlu. Deniz ndan sheshxhirimin për projektin e tij të ri me emra të njohur si Özgü Namal, Mert Yazıoğlu, e shumë të tjerë por me sa duket në sheshxherim ndihet edhe një frymë miqësore e frymëzuar nga bashkëpunimi i mirë mes kolegëve.
Duke iu referuar interpretimit të kolegut të tij, Deniz e ka komplimentuar Yazıcıoğlu duke cituar “Bravo, trimi im”. Të shumta ishin mesazhet të cilat përgëzonin aktorin e ri, në një fotografi të postuar në rrjetet sociale por mes tyre nuk mund të kalonte pa rënë në sy komenti i aktorit të njohur, i cili shpesh është komentuar për kufijtë që vendos me kolegët në sheshxhirim apo natyrën e tij disi të tërhequr.
Me komentin e tij “Ngritje e pandalshme e Mert Yazıcıoğlu… Bravo, trimi im”, Deniz ka treguar se është një bashkëpuntor i mirë në sheshxhirim dhe nuk i kursen fjalët e mira aty ku ai e konsideron të arsyeshme.