Ozcan Deniz dhe e dashura e tij Samar Dadgar duket se kanë shijuar me ‘muaj mjalti’ rrugëtimin e dashurisë së tyre. Aktori shfaqi hapur ndjenjat e tij për stilisten iraniane kur ndodhej ende në proces për t’u divorcuar me ishbashkëshorten, Feyza Aktan.
Së fundmi dyshja duken kaq krenar e të lumtur, ndërsa kanë gjetur paqen dhe lumturinë në këtë dashuri të re. Çifti për të cilin kanë qarkulluar zëra se po i afrohen martesës, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, pamje dhe çaste të ëmbla nga pushimet e tyre.
Protagonisti i serialit “Nusja nga Stambolli”, apo personazhi i dashur i Baran në serialin “Një natë qershori”, flitet se i ka propozuar asaj të kalojnë jetën së bashku dhe të krijojnë familje. Bukuroshja 26 vjeçare, e cila është përdoruese aktive e rrjeteve sociale, shpesh ka ndarë me ndjekësit çastet e lumtura që ndante me aktorin e famshëm.