Zbuloni se cilat ishin shkaqet që sollën ndarjen e Ozcan Deniz dhe Feyza…

Showbiz

Shumë i bujshëm ka qenë lajmi i ndarjes së dy aktorëve të famshëm, Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan. Çifti ishin nisur së bashku me pushime dhe duket se atje është krijuar një zënkë ndërmjet tyre. Kjo zënkë ka përfunduar në ndarje dhe asnjë nuk është prononcuar të thotë se si dhe përse ka ndodhur.
Burime pranë çiftit thonë se Feyza u kthye tek ai për të rregulluar gjithçka, por aktori nisi procedurat e divorcit. Çifti i dha fund përfundimisht martesës së tyre, në qershor të këtij viti, vetëm disa muaj pas lindjes së djalit.