Ozcan Deniz bën deklaratën e sinqertë: “Kam menduar gjatë si ta shpëtoj djalin tim”

Showbiz

Ozcan Deniz, protagonisti i serialit “Nusja nga Stambolli”, ditët e fundit ka dhënë një koncert për fansat e tij, i cili morri një vlerë të pazakontë jo vetëm për shkak të rikthimit pas 15 viteve në skenë, jo për shkak të suksesit të këngëve dhe publikut të pranishëm, por sepse personi më i afërt në zemrën e aktorit, djali i tij Kuzei, u ngjit në skenë. I emocionuar artisti nga skena tha: “Ky është koncerti im i parë me djalin tim.Jam shumë i lumtur”. Në fjalët e Deniz, të thëna publikisht në skenë gjatë koncertit por edhe në deklaratën e tij, ai u shpreh se çdo minutë të jetës dëshironte ta kalonte në praninë e të birit, dhe ai nuk u sforcua aspak ta fshihte zemërimin që mbante në zemër: “Unë u lirova nga të gjitha paditë e ngritura nga nëna e djalit, por rrezikova karrierën 30-vjeçare dhe të gjitha kursimet e mia. Po vazhdoj të luftoj për të marrë pranë vetes fëmijën tim. Kujtojmë se aktori dhe këngëtari, nuk mundi ta fitonte kujdestarinë e të birit pas divorcit me nënën e tij, aktoren Feyza Aktan. Lumturia e martesës së tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u divorcuan pas 15 muajsh.