OZBERK ZBULON DËSHIRËN PËR PROJEKTIN E RADHËS: “Dua të bëhem pjesë e shfaqjeve teatrale”

Showbiz

Burcu Özberk, protagonistja e serialit “A vjen më pas Dashuria” në Tring, dhe serialit “Dashuria s’njeh arsye”, transmetuar në Vizion Plus, ishte në mesin e të famshmëve që ndoqën nga skena një shfaqje muzikore ku kolegia e saj Elçin Sangu mbante rolin protagonist.

Pas shfaqjes Özberk, e enocionuar nga muzikali lavdëroi kolegen e saj, dhe nuk e fshehu dëshirën e madhe për ta parë veten pjesë të projekeve muzikore dhe teatrale.Duke kujtuar se kishte ndjekur studimet për teatër ajo u shpreh: “Është radha ime t’ju ftoj të më ndiqni në një shfaqje të tillë! Do të më pëlqente shumë.”  Duke shpjeguar se e pëlqente  stilin dhe artin e këngëtareve dhe aktorëve të gjeneratës, Ozberk vlerësoi gërshetimin mjeshtëror të  dy fushave të artit.

Aktorja vlerësohet në vendin e saj si ‘mbretëresha e serialeve komedi romantike’, por deri tani askush nuk e di nëse ajo do vazhdoj për një kohë të gjatë të shkëlqej në këtë zhanër apo  nëse përgatitet  të na befasojë me një projekt ndryshe!