Ozan Akbaba vjen këtë herë në Tring Stars me një lajm të mirë për fansat e tij. Aktori i njohur me të cilin takoheni aktualisht në Vizion Plus në serialin “Familja e Madhe” përmes personazhit të Iljaz Çakëbejliut po shijon edhe suksesin e projektit të fundit ku ai u shfaq krejtësisht ndryshe nga personazhi që i dha famën dhe i fali suksesin prej vitesh. Akbaba ka përcjellë lajmin e mirë se projekti në të cilin shfaqet aktualisht, përmes personazhit kryesor, po përgatitet që së shpejti të vij me sezonin e dytë. Ai e ka konfirmuar informacionin për të cilin më parë ishte shprehur i pasigurt e madje ka folur edhe për detajet.
Akbaba tha se menjëherë pas finales së sezonit të parë do të fillojë puna intensive për sezonin e dytë i cili do t’i prezantohet publikut në mes të gushtit. Sipas tij, pushimet verore të pjestarëve të ekipit nuk do të jenë të gjata. Duke thënë se ka marrë reagime të mira për rolin e tij, ai shpjegoi gjithashtu se personazhi i İlyas Çakırbeyliut ishte ai që e identifikoi e “ndonjëherë- u shpreh aktori, do të doja të kishte vazhduar, sepse u përshtata aq shumë me të, sa më dukej se po jetoja jetën e tij. Por të gjitha gjërat e mira marrin fund, tani po përshtem me personazhin tim të ri tepër sfidues” u shpreh ai në deklaratën dhënë së fundmi, duke krijuar te fansat pritshmëri të reja.