Aktorja e njohur Oyky Karayel do të celebrojë dashurinë e saj me këngëtarin turk Can Bonomo më 14 korrik. Çifti i njohur ka bërë me dije të gjithë të ftuarit se nuk duhet të përdorin fotografitë nga dasma për rrjetet sociale. Kështu, asnjë nga të ftuarit nuk mund t’i bëjë foto çiftit të famshëm.
Oyky dhe Can do të martohen buzë detit në një plazh në Cesme. Mbetet për tu parë nëse të ftuarit do ta zbatojnë rregullin e aktores apo do të tundohen për të ndarë në rrjete sociale disa nga momentet më të bukura të dasmës së Oyky.