Akoma njerëzit flasin për suksesin e filmit ‘Mrekullia në qelinë numër 7’ dhe protagonisten e tij, vogëlushen Nisa Sofiya Aksongur, e cila në film quhet Ova.
Sot morëm vesh se 9-vjeçarja është një fanse e Tunës përmes disa postimeve të saj në Instastory. Ajo kishte postuar disa foto të sajat me kolonën zanore të këngës së Tunës dhe Ylli Limanit ‘A don hala’.
E surprizuar, Tuna ka ripostuar në Instagramin e saj fotot e aktores turke dhe ka shkruar: “Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin.” Kështu i shkruan Tua vogëlushes që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve për momentin duke i bërë një premtim publik.