Oscars nuk do të ketë prezantues as këtë vit

Showbiz

Edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit, ceremonia u vlerësua i suksesshëm. Audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.

Siç e thamë më sipër, ceremonia e vitit të shkuar ishte e para që organizohej pa prezantues, që prej asaj të vitit 1989.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

Oscars do të transmetohen më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës sipas orës tonë lokale).