Orlando Bloom dhe Katy Paryy u ndanë vitin e kaluar, në muajin mars. Pas ndarjes, ata janë fotografuar disa herë në prezencën e njëri-tjetrit, por nuk flite për asnjë ribashkim. Megjithatë, kohët e fundit është vërtetuar se çifti kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi tjetër historisë së tyre.
Ata janë parë shpesh herë bashkë dhe këtë vit, kjo nuk ka ndodhur për shkakun se kanë qenë të ftuar në të njejtat ceremoni. Dyshja kanë marrë disa ditë pushimi dhe ndodhen në Pragë, ku edhe janë fotografuar nga paparacët. Ata tashmë nuk e fshehin më historinë e tyre dhe duket se janë vërtet të lumtur së bashku.