Oriola Marashin jemi mësuar ta shohim gjithnjë si atë vajzën brune, super seksi, që i shkon në trup çdo veshje dhe ngjan e hijshme me apo pa grim. Natyra është treguar tejet bujare me Oriolën pasi në çdo foto asaj mund t’i shkruash veç komplimenta. Ditën e djeshme ajo ka vendosur të ndryshojë look, një ndryshim ky të cilin nuk e prisnim aspak dhe nuk e kishim imagjinuar se do të dukej ndonjëherë kështu.
Oriola është bërë bionde dhe duket kaq ndryshe.Duke bërë krahasimin me look-un e saj të mëparshëm, Marashi duket si një tjetër person, një tjetër Oriolë, më simpatike dhe e ëmbël. Ajo ka publikuar disa foto në rrjete sociale e madje ka rrëfyer se që në momentin që vendosi të ndryshonte flokët nga të zinj në të verdhë, njerëzit e ngatërrojnë në rrugë, mendojnë se ajo është ruse. Po juve, ju pëlqen ndryshimi i Oriolës?