Orinda Huta prej disa javësh ka shoqëruar sa e sa nuse të reja në sallonin e Geraldina Sposa-s për të zgjedhur fustanin e bardhë e tashmë duket se ajo vetë duhet të vendosë për fustanin e saj të ëndrrave !
Më 27 korrik moderatorja shumë e dashur për të gjithë ne kurorëzon lidhjen gati 10 vjeçare me Turjan Hyskën e në rrjetin social Instagram ka ndare me të gjithë miqtë këtë moment të veçantë ! Duket se Orinda nuk e fsheh aspak emocionin pasi në foto ajo duket e përlotur.
Gjithashtu stafi i Geraldina Sposa-s ka postuar foton e nuses më të re në Tiranë me fustanin e saj të ëndrrave
“Sot kishim nje mikeshe ne sallon.
Orinda gjen fustanin e saj te endrrave. Dhe endrra e saj eshte kaq speciale: ka ardhur enkas per te nga koleksionet e Previeë 2018, stiluar nga Herve Moreau. Pasi per shume vite Orinda ka sfiluar me fustanet e Geraldines, per diten e saj te madhe sigurisht qe duhej dicka kaq e vecante” Komentet nuk kanë munguar e Orinda i është përgjigjur mikeshave se ishte moment fantastik dhe emocionet nuk mund të mbaheshin.