Orinda magjeps të gjithë me foton, Turi i bën komentin epik!

Showbiz

turi
Turi dhe Orinda përveçse janë aktivë në rrjete sociale, shpesh herë bëjnë edhe batuta tek postimet e njëri-tjetrit. Çifti i njohur tregojnë shpesh momente nga bashkëjetesa e tyre. Së fundmi, Orinda ka postuar një foto tepër të veçantë.

Ajo është e rrethuar nga dëbora dhe ka një veshje e cila shkon në perfeksion me natyrën që e rrethon. Por, ndërkohë që të gjithë komentojnë sesa e bukur është Orinda apo sa bukur e ka bërë foton, Turi ka një tjetër ‘merak’.

Duke parë partneren e tij në një vend të ftohtë të veshur tepër hollë, ai i shkruan: “Bukur shumë! Pastaj fillon temperatura, dhimbje fyti dhe paracetamol!” Ndërkohë edhe moderatorja ia ka kthyer: “Po qahesh ti se më bën yzmet, besoj! Je kaq gazmor Tui.”

orinda