Onur Tuna një artist i plotësuar

Showbiz

Onur Tuna, aktori i pashëm, mbreslënës me interpretimin e personazhit të Alihanit në serialin “Molla e Ndaluar”, tërheq vëmendjen jo vetëm me interpretimin apo pamjen e tij, por edhe me natyrën fjalëpak kur vjen puna te jeta private.Aktori është pyetur për projektet aktule në sheshxhirim dhe ‘bashkëjetesën’ me pasionin për muzikën.

Artisti tha se ndodhet në mes të një sezoni shumë impenjativ por edhe të bukur e të ngarkuar me punë dhe frymëzim në secilën fushë. “Nga njëra anë muzika, nga ana tjetër sheshxhirimi për projektin aktual, më relakson shumë ideja që jam gjatë gjithë kohës i zënë”, ishin fjalët me të cilat u shpreh aktori gjatë intervistës së fundit.

Pyetjes cilën do të zgjidhte midis aktrimit dhe muzikës, nëse do t’i duhej ta bënte këtë, aktori iu përgjigj duke thënë se aktrimi realizon personin e tij, ndërsa muzika shërben për të plotësuar çdo hapësirë të paplotësuar ende me aktrimin.

Ndërkohë, kur iu kërkua një koment lidhur me vlerësimin e madh, shfaqur dukshëm edhe si pëlqim ndaj tij, nga ana e alktores Hande Doandemir, ai mbajti një qëndrim misterioz duke thënë se nuk do të përgjigjej për këtë, pasi nuk i pëlqen aspak të flas për jetën private. “Nuk kam folur kurrë për marrëdhëniet e mia dhe nuk do ta bëj as tani”, u shpreh i sigurt aktori ndërsa po largohej.