E kemi përmendur shpesh herë se midis dy këngëtareve shqiptare nuk ka një marrëdhënie dhe aq të mirë. Madje kemi treguar të gjitha thumbimet që ato i kanë bërë njëra-tjetrës. Por, ajo që u aludua se do ndizte akoma më tepër gjakrat mes tyre, ishte bashkëpunimi i Dua Lipës dhe Dj e njohur Calvin Harris. Dj është ish i dashuri i Rita Orës, madje një ndër të dashurit me të cilin ajo ka patur një romancë mjaft të vërtetë si dhe një bashkëpunim.
E nëse bashkëpunimi i Duas me të nuk mjaftoi për të nxehur situatën, kënga e tyre “One Kiss”, do të sjellë një puthje aspak të këndshme për Rita Orën. Klipi zyrtar i këngës nuk është bërë ende publik, megjithatë Dua ka ndarë një copëz të tij me fansat e saj në Instagram. Mjafton ajo pjesë pak sekondëshe, për të kuptuar që në klip Dua dhe Calvin shkëmbejnë puthje në buzë me njëri-tjetrin. Kështu që bashkë me pritjen e klipit, tashmë presim edhe çfarë do të ndodhë midis dy vajzave tepër të suksesshme shqiptare.