“Jetë, Dashuria nuk do fjalë” është seriali më i ri i cili pritet të fillojë në ekranin e 3Plus dhe Jolly HD! Personazhet kryesore të tij janë Hayat dhe Murat.
Murat është i pashëm, tërheqës, një burrë i ri që merr në dorë përgjegjësitë e biznesit të familjes në moshë të re. Nga ana tjetër është Hayat, e bukur, lozonjare, por ende nje vajze “e hutuar”, që jeton vetëm për t’u gëzuar. Ndërsa aplikon për një vend pune, një zinxhir ngjarjesh ndodhin dhe e kthejnë gjithçka në një lëmsh në të cilin dashuria e saj dhe e Muratit do të jetë në qendër.
Por cilët janë dy aktorët protagonistë? Njihuni me ta!