Olta Gixhari është një figurë shumë e njohur dhe familjare për të gjithë publikun shqiptar. Ajo përveçse si aktore përmendet shpesh për shkathtësinë dhe bukurinë që e karakterizon. Duke qenë një femër e bukur dhe e realizuar në karrierë mendojmë se asnjë mashkull nuk mund të largohet prej saj, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi ajo është shprehur:
“Ia di shumë mirë rëndësinë parasë dhe nuk dua të bëj si këto gocat që, ua nuk jam kështu e ashtu por kam shumë dëshirë që lekun ta fitoj vetë. Përndryshe do kisha gjetur një burrë me lekë moj motër që nuk e kam fare vështirë që ta gjej dhe do e kisha mbyllur këtë historinë. Do isha në Milano në Paris për shembull, do ju paguaja edhe juve biletat që këtë inervistë ta bënim atje për qejfin tonë edhe… Po mua më vjen shumë keq për një gjë, që është krijuar një opinion se nëse je simpatike nëse merresh me art patjetër je dhe rrugaçe por nuk është kështu. Në gjithë komunitetin tonë ka vajza dhe djem shumë të mirë që lodhen dhe përpiqen shumë për të fituar bukën e gojës. Një nga këto jam dhe unë.
Jam shumë e ndjeshme por e fsheh. Njerëzit që nuk më njohin mendojnë se e kam gjithmonë në terezi. Unë i mendoj gjërat shumë gjatë.
Ata që kanë ikur i kam dashur shumë për aq kohë sa kanë qenë. Shumë madje. Unë besoj shumë tek dashuria e përjetshme dhe jam gjithmonë në kërkim dhe nuk heq dorë. Ende nuk e kam gjetur shpirtin tim binajk. Kam ca gjëra të miat jam pak e vështirë. Pra e dua çik me orar atë partnerin.
Me mua nuk rri dot një mashkull që nuk është i hapur. Lirshmëria ime e frikëson e komplekson.”,- ka rrëfyer Olta.