Nuk ndodh rrallë që personazhet publikë të kenë persona shumë të ngjashëm me ta dhe pse jo t’i ngatërrojnë në jetën e përditshme. Siç duket e njëjta gjë ka ndodhur me një vajzë shqiptare të cilën e kanë ngatërruar me Olta Bokën. Një vajzë e panjohur për publikun, i ka nisur Oltës një mesazh. Ajo ka bashkuar fotografi të saj dhe të këngëtares dhe ka shkruar:
“Në Shqipëri kur isha më morën për ty a thua jemi njësoj?”. Në fakt duket se vajza në fjalë dhe Olta kanë vërtet shumë ngjashmëri në tipare, por gjithsesi këngëtarja ka kërkuar mendimin e fansave. Nëpërmjet aplikacionit ‘Po ose Jo’, Olta ka pyetur nëse të dyja ngjajnë në të vërtetë. Pjesa më e madhe e ndjekësve të këngëtares në ‘Instagram’ mendojnë se dy vajzat ngjajnë me njëra-tjetrën.