Dasma e çiftit mbretëror, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në mbarë botën për fundjavën që lamë pas. Olta Boka ka postuar në ‘InstaStory’ një fotografi në të cilën shihen përballë njëra-tjetrës Meghan Markle dhe këngëtarja tjetër shqiptare Anjeza Shahini. Vihet re se dhe Anjeza në dasmën e saj të rreth 3 viteve më parë nuk ka vendosur ‘make-up’ në fytyrë. Madje Olta ka shtuar se Anjeza ka qenë ndër të parat që ka sjellë këtë trend. “Anjeza Shahini sa avant-garde që je mi goc’”, – ka shkruar Olta bashkangjitur fotografisë. Jo vetëm kaq por nëse kujtojmë fotografitë nga dasma e Anjeza Shahinit vihet re se dhe fustani i saj është i ngjashëm me atë të Meghan Markle.