Olivia Culpo është një nga modelet më të njohura, e cila vite më parë ka fituar kurorën e ‘Miss Universe’. Culpo gjithashtu është komentuar për shkak të jetës së saj private, duke qenë se lidhja e saj e fundit, u kthye në kryefjalën e shumë portaleve të huaja. Pas ndarjes nga Danny Amendola, Olivia ka treguar se shumë nga yjet e famshëm që janë të martuar ose në një lidhje, e kanë ngacmuar nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale.
Gjatë intervistës së saj për ‘The Jenny McCarthy Show’, modelja tha: “E dini se sa shumë persona dua të largoj nga jeta ime? Nuk ka asgjë që më shqetëson më shumë se sa një person që më shkruan në rrjete sociale. Ne rradhë të parë, kjo është arsyeja kryesore që nuk do dilja kurrë me dikë, aq më tepër nëse je i martuar ose në një lidhje”. 33-vjeçarja gjithashtu ‘kërcënoi’ në një farë mënyre se do të ekspozonte emrat e shumë yjeve të ‘Hollwood’, duke i dhënë partnereve të tyre një arsye për t’u larguar. Kujtojmë se Olivia dhe Danny qëndruan në një lidhje për disa vite, por vetëm pak kohë më parë u ndanë për shkak të një tradhtie të partnerit të saj.