Oktay Kaynarca njihet për interpretimin e dhjetra personazheve në projekte të shumta dhe shpesh ai ka folur për eksperiencat e tij në sheshxhirim por po ashtu ai ka qenë gjithmonë i hapur edhe për jetën e tij private. Fundjavën që lam pas ai nuk ka ngurruar të flasë para gazetarëve për jetën private. Kaynarca deklaroi se së fundmi po përballet me një ritëm intensiv pune: “Projektet dhe puna për realizimin e tyre zënë pjesën më të madhe të ditëve të mia. Nuk më mbetet shumë kohë për punët e zemrës”.
Duke buzëqeshur dhe me nota humori aktori e zhvendosi bisedën nga jeta e dashurisë te projektet e sezonit dhe zbuloi se do të vazhdoj të jetë pjesë e ekraneve gjatë gjithë sezonit për tju prezantuar publikut jo vetëm përmes personazheve të rinj por edhe përmes formateve televizive, projekte për të cilat po punon së fundmi”.