Oktay Kaynarca, një nga aktorët e famshëm të sagave turke, të dashura edhe për publikun shqiptar, së fundmi ka ndarë këndvështrimin e tij mbi investimet. Protagonisti i serialit “Familja e Madhe”, pyetjes se në çfarë lloj investimesh do dëshironte ti përdorte fitimet e tij, i është përgjigjur me rezerva duke thënë se nuk i pëlqen të flas për para. Aktori tha se i pëlqen profesioni i tij dhe koha ndërsa punon. Gjatë kësaj kohe, Oktay shtoi se mendon si ta sjellë sa më mirë personazhin e tij dhe nuk mendon për paratë. Gjatë intervistës, aktori gjithashtu pohoi se edhe ai ka investimet e tij, si gjithë të tjerët. “Kapitali dhe investimet tona janë ëndrrat tona”, tha Kaynarca, i cili së fundmi është përmendur për shumë oferta projektesh që presin vetëm aprovimin e tij. Por ai hodhi poshtë zërat duke u shprehur se edhe ai vetë ka dëgjuar të lakohet emri i tij në të tilla lajme, por gjithashtu theksoi se vetë ai, nuk ka asgjë të qartë për momentin”.