Öykü Karayel i shmanget vëmendjes mediatike/ Përse?

Showbiz

Aktorja tepër e admiruar nga publiku Öjku Karayel dhe bashkëshorti i saj  Xhan Bonomo janë parë me djalin e tyre Roman përgjatë një shëtitjeje duke shijuar jetën familjare dhe kohën e kaluar së bashku. I pushtuar nga lumturia ashtu si shpirti dhe zëri i një artisti flet, Bonomo tha: “I bëra një dhuratë botës.Një fëmijë!” I pyetur se si është ndikuar nga atësia në anën e tij krijuese, ai iu përgjigj duke u shprehur se instinktivisht, energjia kreative fillon edhe për baballarët që nga çasti i lajmit të shtatzënisë.

J’u dëshironi të prodhoni diçka me mendje të hapur, diçka plot jetë, të pastër nga egoja, ashtu siç vjen e pastër një foshnje në këtë botë”, ishin fjalët nga Bonomo, i cili pranoi se atësia e kishte i kishte lumturuar shpirtin dhe zbukuruar jetën. Nga ana e saj aktorja të cilën së fundmi e kujtojmë me interpretimin e personazhit të  Jamurit në serialin “Dyshja fantastike”, transmetuar pak kohë më parë në Tring,  u drejtua ngs automjeti dhe ju lut gazetarëve të mos  fokusonin djalin e saj, fjalë këto të ngjashme me ato të aktores Ozge Ozpirincci pak javë më parë ndërsa gazetarët kishin drejtuar ndaj saj dhe së bijës aparatet dhe kamerat. Ky reagim i saj tërhoqi vëmendje për faktin se aktorja më parë dhe vazhdimisht ka shpërndarë foto të djalit të tij në rrjetet sociale.